Atentatori zbrazi një karikator, ja sa plumba përshkuan trupin e viktimës

Atentatori zbrazi një karikator, ja sa plumba përshkuan trupin e viktimës

21:29, 14/12/2019
A+ Aa A-

Andi Zylyfi i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, u ekzektua mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirëorganizuar në Peqin, ku mbeti i plagosur edhe shoqëruesi i tij.

Sipas burimeve mediatike, mendohet se një person i vetëm  ka qëlluar me 27 plumba ndaj 26 vjeçarit.

Nga sa mësohet Andi Zylyfi ka qenë i ulur në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin.

Një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, për pasojë humbi jetën.

                                                                           

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco