Helmimi i çiftit në Librazhd, flasin ekspertët mjeko-ligjorë

Helmimi i çiftit në Librazhd, flasin ekspertët mjeko-ligjorë

18:45, 14/12/2019

Mëngjesin e ditës së djeshme tronditi opinionin publik lajmi se një çift i sapomartuar ishin gjetur të helmuar në dhomën e tyre, në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Ishte nëna e dhëndrit ajo që e gjeti çiftin pa ndjenja. Nusja, Rezarta Hajdari ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes në spital ndërsa dhëndri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital. 

Burime nga grupi i hetimit kanë thënë për "Gazetasi" se dy të moshuarit janë dëshmitarë të rëndësishëm dhe fillimisht është marrë një deklaratë e përciptë e tyre duke respektuar tronditjen e thellë.

“Ne do ti ripyesim sërish, pasi prindërit këmbëngulin se çifti nuk ka pasur asnjë zënkë dhe asnjë konflikt dhe se nuk kanë dëgjuar asgjë”.

Ndërkohë për hetuesit e rëndësishme është edhe akt ekspertiza që do përcaktojë se për çfarë helmi bëhet fjalë, si edhe dëshmia e Olsi Hajdarit pasi ai të dalë nga gjendja e rëndë për jetën.

Mjekët në spitalin e Elbasanit thonë se: “Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe dyshimet paraprake të tyre janë se helmimi i pacientit është me fotoksinë”.

Përgjigjen përfundimtare e ka dhënë në orët e vona mjekësia ligjore, që ka konfirmuar për prokurorët se çifti ka pirë fostoksinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco