Gazetari: Kush po i kryen vrasjet në Elbasan, gjithçka nisi pasi humbën...

Gazetari: Kush po i kryen vrasjet në Elbasan, gjithçka nisi pasi humbën...

15:28, 14/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rendësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Hoxha foli për një sherr në një lokal në Elbasan disa kohë më parë pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë, gjë e cila sipas tij ka nisur serinë e vrasjeve në këtë qytet.

“Vrasja e djeshme është në vazhdën e një skenari që vazhdon, nuk është një ngjarje e beftë. Policia dhe prokuroria përpiqen që të fsheshin lidhjet e ngjarjeve nga njëra-tjetra për të shmangur presionin ndaj tyre. Ka ndodhur një ngjarje në 7 prill të 2017. Ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve ne një lokal të Elbasanit ku pati tre të plagosur. Ngjarja u kalua si një sherr i momentit, por nuk ishte ashtu. Një grup kushte humbur një sasi prej 50 kilogram kokainë dhe ata kërkuan kthimin e kësaj shume mbrapsht ose kthimin e parave", është shprehur gazetari i kronikës.

Hoxha është shprehur gjithashtu se, janë tre persona të cilët dyshohen si killerat që po tmerrojnë Elbasanin vitet e fundit.

“Grupi që po bën ekzekutimet në Elbasan është shumë i organizuar sa merr vesh çdo gjë, kur hyjnë dhe kur dalin. Viktimat janë vrarë sapo kanë ardhur në Shqipëri. Maksimumi ka shkuar 48 orë dhe më pas janë vrarë. Skuadra e ekzekutorëve dhe organizatorëve në raste të tilla nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Hoxha.

“Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera”, shtoi gazetari.

Intervista e Artan Hoxhës për Abc News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco