Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Tërmeti me 51 viktima/ Ja 4 akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit

Tërmeti me 51 viktima/ Ja 4 akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit

14:56, 14/12/2019
A+ Aa A-

Syri.net siguron dokumentin e prokurorisë me akuzat që ka ngritur për ndërtuesit, inxhinierët, inspektorët dhe zyrtarët e tjerë në lidhje me hetimet për shembjen e godinave në Durrës pas tërmetit tragjik.

Sipas prokurorisë të qytetit bregdetar, ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo mos kryerjes së detyrës nga inxhinieret projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera ne kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

"Nga hetimet e kryera deri ne këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave te  urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime te bazuar ne prova se kane konsumuar veprat penale  te “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese”, “Shpërdorimit te detyrës”, “Falsifikimit te dokumenteve”,etj,  te parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 te Kodit Penal", thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

KOMUNIKIM ME MEDIAN

“Lidhur me  procedimin penal nr.2466/2019 dhe procedime të tjera që lidhen me dëmet e shkaktuara gjatë lëkundjeve të tërmetit datë 26.11.2019”

Në mëngjesin e datës 29.11.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruarkryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, i cili  fillimisht bën fjalë për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuara nga nenet  199/a/3 dhe 248 i Kodit Penal.

Më konkretisht, në datë 26.11.2019, ora 03:54, në Durrës dhe rrethinat e tij,  ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit.

Nga veprimet e para  hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve  kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera deri në këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave të  urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale  të“Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”,etj,  të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal.

a) Nga ana e ndërtuesve   formal dhe informal të këtyre objekteve ndërtimi, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht ku për shkak  të dëmtimit në strukturën e objekteve, ka sjell si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse. Për këto veprime dyshohet se këta persona  kanë  kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni  79 germa “dh” të Kodit Penal.

b) Nga ana e funksionarëve publikë në zyrat e Aluiznit, IMT,Shtëpisë së Pushimit, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet përkatëse të fushës që ata mbulojnë duke  sjellë për 

rrjedhojë  kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, per  regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

c) Nga ana e subjekteve projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues  tek ndërtimet me leje janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin  dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit por një pjesë prej tyre nuk jetojnë dhe është e pamundur ligjërisht për të  kryer hetime ndaj tyre.   

Nga ana e organit tëprokurorisë po i kushtohet një kujdes i  vazhdueshëm ndjekjes së hetimeve lidhur edhe me objektet e dëmtuara në të cilat kanë ardhur pasoja të lehta  për shëndetin e qytetarëve, si dhe në objektet në të cilat janë shkaktuar dëmtime të rënda materiale.

Siç jeni në dijeni drejtpërdrejtë nga tërmeti janë shkaktuar 23 viktima, kanë ndodhur  dëmtime të rënda të objekteve dhe banesave të një numri të madh qytetarësh dhe nga ana e Organit të Procedimit është ndërhyrë  që krahas sigurisë publike për shëndetin e njerëzve të sigurohen edhe provat e nevojshme në vijim të hetimeve që lidhen me  provat materiale të elasticitetit tëmaterialeve të hekurit të përdorur,forcës se betonarmeve, si dhe cilësisë së materialeve të tjera të ndërtimit.

Image

Image

Të arrestuar deri tani:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”. 

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja    me    dashje”. 

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. 

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera    cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës    penale    “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/12/2019 15:20

Prokuroria nuk di akoma sa zgjati saktesisht termeti,i ka mbet sahati akoma te 30 sek.

Shto koment

Denonco