EMRAT/ 9 të arrestuar pas tërmetit në Durrës, arratisen 8 të tjerë

EMRAT/ 9 të arrestuar pas tërmetit në Durrës, arratisen 8 të tjerë

12:08, 14/12/2019
A+ Aa A-

Hetimet pas shembjeve të pallateve në Durrës kanë çuar në pranga 9 persona dhe 8 te tjere jane ne kerkim, pasi jane larguar nga Shqiperia.

Lajmin e beri te ditur kreu i Policise se Durresit, Lorenc Shehu ne nje konference per mediat.

Deklarata e Policisë së Durrësit:  

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me specialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e prokurorive përkatëse, me objekt ‘Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti’, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

•Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.

• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal     është bërë       ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale ‘Vrasja me dashje’.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin ‘Hotel Mira Mare’, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit ‘Hotel Tropikal’, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera            cilësuese’.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco