Në burg ish-sekretarja e gjykatës së Vlorës: Falsifikonte vendimet sipas interesit

Në burg ish-sekretarja e gjykatës së Vlorës: Falsifikonte vendimet sipas interesit

10:29, 14/12/2019
A+ Aa A-

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë,  seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun, ish- sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Shehu akuzohet për shpërdorim detyre si dhe zhdukje ose humbje të fashikullës.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth orës 9 të mëngjesit të së shtunës dhe ka zgjatur për afro 40 minuta, teksa Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë i ka komunikuar masën e arrestit gjatë seancës që u drejtua nga relatore Mirela Mishgjoni, prokuror i çështjes Klodjan Llahja, ndërsa avokat mbrojtës Edmond Dema.

Shehu u arrestua nga policia e Vlorës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak përfitimi, teksa specialistët e Krimit ekonomik e financiar pranë Policisë Vlorë, me anën e metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë të mundur zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase përgjatë periudhës dhjetor 2018- nëntor 2019, ka ndryshuar disa vendimet të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco