FOTO/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, kush është Enver Boriçi

FOTO/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, kush është Enver Boriçi

09:42, 14/12/2019
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është Enver Borçi, personi që u gjet i vrarë sot me armë zjarri, anëtari i bandës së Lushnjës, që drejtohej nga Aldo Bare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Kadri Gjystri’.

Boriçi u gjet i pajetë nga klientët e lokalit, në një karrige dhe me një plumb në kokë.

52-vjeçari është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg i dënuar përjetë.

Arben dhe Enver Boriçi njihen si persona shumë të afërt të Aldo Bares, në kohën kur nisën dhe përplasjet në Lushnje.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco