Legalizimet e paligjshme në Durrës: Policia shoqëron edhe 3 zyrtarë të Kadastrës Punonjës të Kadastrës

Legalizimet e paligjshme në Durrës: Policia shoqëron edhe 3 zyrtarë të Kadastrës

09:18, 14/12/2019
A+ Aa A-

Ka arritur në pesë, numri i të shoqëruarve nga Policia e Durrësit lidhur me legalizimin e disa godinave të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Janë shoqëruar e Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI, aktualisht Nëndrejtori i Kadastrës Durrës; Aldo Dakovelli, Shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko, inspektor në terren.

Para tyre, Policia shoqëroi dy drejtuesit e Kavalishencës në Durrës,  Ahmet Dodën drejtor dhe Kujtim Hasën, nëndrejtor, për godinën në të cilën humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmata.

Sipas disa burimeve, Prokuroria ka prerë 17 fletëarreste lidhur me përgjegjësit e legalizimit të godinave të ndërtuara në shkelje 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco