VIDEO/ Plumb në kokë e këmbë! Momenti kur i plagosuri i atentatit në Peqin mbërrin në Spitalin e Traumës

VIDEO/ Plumb në kokë e këmbë! Momenti kur i plagosuri i atentatit në Peqin mbërrin në Spitalin e Traumës

23:43, 13/12/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti kur 21 vjeçari Albert Uruçi mbërrin nga spitali i Elbasanit me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ora News sjell pamjet e këtij momenti, ku shihet ndërsa merret nga mjekët me barrelë.

Ai do ti nënshtrohet një ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë plumb në kokë dhe këmbë.

I riu mbeti i plagosur së bashku me mikun e tij Andi Zylyfi, 23 vjeç, në një atentat me armë zjarri në fshatin Përparim në Peqin.

Makina me të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri arme nga një tjetër mjet në lëvizje.

Fatkeqësisht 23-vjeçari Zylyfi ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit menjëherë pas ngjarjes.

Dyshimet janë për larje hesapesh mes bandave. Ndërkohë shërbimet e Policisë kan? ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco