U helmuan apo u vetëhelmuan? I afërmi i çiftit nga Librazhdi me version të ri: U asfiksuan nga...

U helmuan apo u vetëhelmuan? I afërmi i çiftit nga Librazhdi me version të ri: U asfiksuan nga...

22:39, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Librazhdin dhe të gjithë vendin, pasi një çift i sapomartuar u gjetën të helmuar në banesën e tyre.

Si pasojë, ka humbur jetën 19 vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërsa bashkëshorti i saj Olsian Hajdari po lufton me vdekjen në spital.

Motivet janë ende të paqarta, dhe deri kanë qarkulluar disa versione në media.

E ndërsa policia është duke kryer hetimet, një dëshmi tronditëse mbi shkaqet e vdekjes së çifitit që nuk gëzuan dot ditët pas dasmës, ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një i afërm i çiftit fatkeq hedh dyshime se dy të sapomartuarit nuk janë vetëhelmuar, por janë asfiksuar nga prushi i oxhakut, i cili lëshon dioksid karboni.

Sipas të afërmit çifti e ka marrë prushin e oxhakut dhe e kanë vendosur në dhomë për t’u ngrohur. Më pas prushi është fikur duke çliruar karbon, çka ka sjellë edhe asfiksimin e dy të sapomartuarve.

Mesazhi i të afërmit:

Pershendetje JOQ, ate djalin Olsi Hajdarin qe u helmua me nusen e kam mik dhe me lejoni te them qe po behen shum masakrime ne media saqe po dezinformojn opinionin publik saqe dhe familjaret e djalit dhe te vajzes jane te tronditur nga ato qe po degjojn. Ato nuk jan vetehelmuar por jan asfiskuar nga angalla me prush e cila cliron karbon dhe e kan pasur ne dhome. Ju lutem shperdaajeni se cfar nuk po degjojm e lexojm. Policia duhet ta verifikoj kete rast sepse nuk jane amator. Angallen me prush e cila cliron karbon e kan ne dhomen e tyre. Po prandaj pra po them te shkoj dhe ta verifikoj policia. Un po them qe angalla eshte me prush dhe cliron karbon dhe ndodhet ne dhomen e tyre. Le te shkojn ta verifikojn. Po mediat ku i kan provat qe nxjerrin titujt "u vethelmuan". Mos abuzoni ju lutem"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cen Tymi14/12/2019 09:47

Monoksid karboni, jo dioksid

Shto koment

Denonco