MOMENTE PREKËSE/ Atentati ndaj 23 vjeçarit në Peqin, familjarët mbërrijnë mes britmave në spital

MOMENTE PREKËSE/ Atentati ndaj 23 vjeçarit në Peqin, familjarët mbërrijnë mes britmave në spital

22:17, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit.

Persona të paidentifikuar me makinë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy shokëve, që ndodheshin në një lokal. Ata kanë qëlluar në kokë Andi Zylyfin, 23 vjeç dhe kanë plagosur rëndë shokun e tij, Ardit Uruci 21 vjeç.

Bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët.

Andi Zylyfi është kushuriri i parë, djali i hallës së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay.

Endrit Alibej, 34 vjeç, një nga tre personat e ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 2018, rezultonte i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. 

Ndërkohë, në videon e mëposhtme Abc News sjell momentin kur familjarët mbërrijnë në spitalin e Elbasanit mes britmave dhe dhimbjes për humbjen e të afërmit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco