Atentati në Peqin, policia blindon Spitalin e Elbasanit

Atentati në Peqin, policia blindon Spitalin e Elbasanit

21:37, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim, në Peqin. Si pasojë e një atentati të mirëorganizuar mbeti i vrarë 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe u plagos rëndë me plumb në kokë shoku i tij, Ardit Uruçi

21-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit, aty ku ka zbarkuar edhe policia, shkruan Panorama.

I riu është duke marrë edhe trajtimin e nevojshëm, por ende nuk ka raportime për gjendjen e tij.

Atentati me armë që ka ndodhur nga një makinë në lëvizje dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur një vit më parë, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, 34 vjeç, (shënjestër e atentatit të atëhershëm), Arben Dylgjeri 56 vjeç nga Elbasani, si dhe shtetias turk, 51-vjçari Erdal Duranay.

Të rinjtë që ishin shënjestër e atentatit gjatë ditës së sotme janë kushërinj me viktimat e atentatit të 29 dhjetorit të vitit të shkuar.

Ende nuk dihet nëse vrasja e sotme ka lidhje me krimin e atëhershëm, por paraprakisht dyshohet për larje hesapesh....

Viktima

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco