Detaje të reja nga vrasja në Peqin/ Ja çfarë thotë policia

Detaje të reja nga vrasja në Peqin/ Ja çfarë thotë policia

19:52, 13/12/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja nga vrasja e një 23-vjeçari në fshatin Përparim të Peqinit, ku mbeti edhe një i plagosur.

Mësohet se, dy të rinjtë ishin në makinë kur janë qëlluar nga jashtë nga një person apo më shumë persona.

Për pasojë nga të shtënat u plagosën 23-vjeçari dhe një 21-vjeçar, ndërkohë që Andi Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital, pasi kishte marrë një plumb në kokë dhe këmbë.

Policia Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me arme zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A. Z., rreth 23 vjeç dhe A. U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A. Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco