‘E vranë në një derë të mallkuar’, merren në pyetje prindërit e 27-vjeçarit në Librazhd

‘E vranë në një derë të mallkuar’, merren në pyetje prindërit e 27-vjeçarit në Librazhd

15:18, 13/12/2019
A+ Aa A-

Nje ngjarje e rende ka ndodhur gjatë dites së sotme në një fshat të Librazhdit. Gëzimi i dasmës në këtë shtëpi zgjati vetëm 5 ditë.

Ende pa u hequr zbukurimet, dyert u hapën për mort. Aty çifti i të sapomartuarve Rezarta dhe Olsi Hajdari u gjetën të helmuar nga nëna e 27 vjeçarit.

Të rinjtë u dërguan me urgjencë për në spitalin e Librazhdit, por 19 vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa burri mbetet në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit.

Vetëflijim apo vrasje, mbetet ende e paqartë, pavarësisht njoftimit paraprak të policisë që flet për një akt ekstrem nga të rinjtë.

Dyshimet i shtoi vëllai i të 19 vjeçares ku nga spitali i Elbasanit  ngriti kujën dhe akuza se "e vranë në një derë të mallkuar".

Në kuadër të hetimit, policia ka marrë në pyetje edhe prindërit e 27 vjeçarit Hajdari në fshatin Xhyrë.

Ata kanë rrëfyer se nuk kishin kuptuar për probleme mes çiftit të ri para e pas martesës që u bë vetëm javën e kaluar.

Këtë qëndrim e përsëriti edhe tezja e Olsi Hajdarit teksa i qëndron 27 vjecarit në kokë në spitalin e Elbasanit, shkruan ora news.

Misteri mbetet edhe lënda e përdorur. Mjekët e Elbasanit që trajtojnë 27 vjecarin ende nuk e kanë përcaktuar.

Ndërsa policia që ka nisur hetimet për historinë tragjike por të mbushur me të panjohura presin përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Olsi Hajdarit për të mësuar të vërtetën e asaj që ndodhi mes çiftit që martesa i zgjati vetëm 5 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco