Shqiptari i vë flakën gruas/ Fqinjët dëgjojnë britmat dhe ...

Shqiptari i vë flakën gruas/ Fqinjët dëgjojnë britmat dhe ...

12:16, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në një familje shqiptare në qytetin e Kalamata në Greqi.

Sipas mediave greke, burri 45-vjeçar tentoi të vriste gruan e tij duke i vënë zjarrin.

Mes çiftit kishte nisur fillimisht një konflikt verbal, pasi burri dyshonte për xhelozi.

Më pas, ai spërkati gruan e tij me benzinë dhe i vuri flakën. Kanë qenë fqinjët ata të cilët dëgjuan britmat e gruas së tmerruar dhe më pas njoftuan policinë dhe zjarrfikësen.

Image

Ata panë se nga apartamenti i katit të 5-të të familjes shqiptare po dilte tym.

Ekipet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje, mundën të shuanin zjarrin në banesë. Gruaja shpëtoi, por ka pësuar djegie të rënda.

Edhe 45-vjeçari pësoi lëndime të lehta në momentin që i vuri flakën gruas, por nuk ka rrezik për jetën. Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët 16 dhe 18 vjeç të çiftit shqiptar, nuk ndodheshin në banesë.

Shtypi grek nuk ka publikuar identitetin e burrit dhe gruas, por bëhet me dije se ata jetonin dhe punonin prej vitesh në Greqi. /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco