Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Edhe klubi i striptizmit mbillet me kanabis, shqiptarët dalin në gjyq

Edhe klubi i striptizmit mbillet me kanabis, shqiptarët dalin në gjyq

11:23, 13/12/2019
A+ Aa A-

Anëtarët e një bande shqiptare dolën përpara një gjykate në Belgjikë, të akuzuar se kanë mbjellë së paku gjashtë plantacione me kanabis.

Pas operacionit të policisë u gjetën 4500 rrënjë kanabis, mes tyre edhe në lokalin e striptizmit Exit në Aarschot.

13 persona janë arrestuar dhe kanë dalë përpara gjykatës.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Europolin.

Në krye të bandës ishin vëllezërit shqiptarë, Adrian dhe Sajmir Z., 32 dhe 36 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe striptistja Eleni R.

Ata e kishin rrethuar vetem me njerëz të afërm të fisit nga Shqipëria. Ata mbikëqyrnin procesin në plantacionet e kanabisit.

Të dy vëllezërit rrezikojnë deri në 6 vite burg.

Ata kanë kërkuar shtyrjen e vendimit, ndërsa avokati mbrojtës tha se hetimet janë bazuar vetëm në përgjime telefonike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco