Tragjedia në Librazhd, flet tezja e djalit: Nuk dimë çka ndodhur….

Tragjedia në Librazhd, flet tezja e djalit: Nuk dimë çka ndodhur….

10:56, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian dhe Rezarta Hajdari, 27 vjeç, dhe 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.

Çifti ishte i sapomartuar.

Në videon më poshte flet tezja e djalit e cila thotë se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.

Ja njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  banues në fshatin Xhyrë , Librazhd,  pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco