Dalin fotot e çiftit të vetëhelmuar, policia jep informacion

Dalin fotot e çiftit të vetëhelmuar, policia jep informacion

10:29, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian dhe Rezarta Hajdari, 27 vjeç, dhe 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.

27-vjeçari është nënë kujdesin e mjekëve po ashtu në gjendje të rëndë për jetën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën.

Çifti i sapomartuar nuk kishte mundur as të hidhte më shumë se 2 foto në rrjetet sociale, e për shkaqe që janë ende të paqarta për policinë, ata kanë tentuar t’i japin fund jetës duke u vetëhelmuar. Rezarta nuk ia doli dot!

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, duket që çifti ishin të dashuruar dhe i kushtonin deklarata dashurie njëri-tjetrit.

Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Ja njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  banues në fshatin Xhyrë , Librazhd,  pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco