Ambasada Britanike: Kriminelët në Kosovë nuk kanë frikë burgun, por pasurinë!

Ambasada Britanike: Kriminelët në Kosovë nuk kanë frikë burgun, por pasurinë!

09:59, 13/12/2019
A+ Aa A-

Është mbajtur në Prishtinë, konferenca “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Udhëheqësja e ekipit për sundim të ligjit nga Ambasada Britanike, Jennifer Blakeney, ka deklaruar se kriminelët nuk kanë frikë nga burgu, por brengosën për pasurinë e tyre.

Gjithashtu, Blakeney tha se të gjithë duhet të hetohen dhe të shkatërrohen bandat kriminale. Ajo premtoi që Britania do ta ndihmojë Kosovën në konfiskimin e pasurisë.

“Britania është për të përmirësuar efikasitetin dhe ndikimin në luftimin e krimin ekonomik, korrupsionin, konfiskimin e asteve të paligjshme dhe pastrimit të parasë. Mbretëria e Bashkuar e di se kriminelët nuk i frikohen burgut. Megjithatë brengosen për paratë dhe pasuritë e tyre. Veprimet apo pronat e fituara konfiskohen vetëm atëherë do të rritet besimi i qytetarëve dhe do të ulet pjesëmarrja e krimit të organizuar”.

“Për ta luftuar krimin e organizuar nuk është vetëm e një shteti, ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë Kosovës. Janë disa biznese vendore, të cilët janë duke dhënë punëtorë lokalë dhe shembull se si Kosova duhet të jetë shtet i fortë. Të gjitha duhet të hetohen dhe t’i shkatërrojnë këto banda. Prokuroria duhet të forcohet, të ketë dënime të shpejta”, u shpreh ajo.

Sipas saj, lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, njofton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, sipas një raporti, Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbresha Loxha, ka bërë të ditur se nga 3.8 milionë euro të konfiskuara, vetëm 150 milionë janë sekuestruara nga Prokuroria Speciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco