I riu nga Ferizaj gjendet i vrarë dhe i djegur, arrestohet vrasësi

I riu nga Ferizaj gjendet i vrarë dhe i djegur, arrestohet vrasësi

09:30, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt, dhe Kishnapole të Gjilanit.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë informojnë se i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi. Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit dhe siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë), e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Poashtu jozyrtarisht, mësohet se motivi i vrasjes kanë qenë paratë. Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco