Detajet/ Sherri i dhunshëm në Tropojë vazhdon në komisariat

Detajet/ Sherri i dhunshëm në Tropojë vazhdon në komisariat

09:26, 13/12/2019
A+ Aa A-

Dy të rinj u arrestuan në Tropojë pasi kaluan nga sherri në sherr. Ata ishin përfshirë fillimisht në një sherr me disa persona të tjerë. Por edhe pasi u shoqëruan në ambientet e policisë, ata vazhduan sherrin duke kundërshtuar me dhunë një punonjës policie.

NJOFTIMI

Policia bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco