Shqiptarit i fluturuan eurot, mediat: Mund të investoje te ...

Shqiptarit i fluturuan eurot, mediat: Mund të investoje te ...

08:41, 13/12/2019
A+ Aa A-

Rasti i një shqiptari, të cilit i fluturuan mijëra euro nga valixhia në aeroportin e Amsterdamit, po bën xhiron e botës. Shqiptari po fluturonte nga Spanja për në Holandë. Në valixhen e tij kishte mbi 50 mijë euro.

Por valixhia u hap gjatë trajtimit dhe prej saj fluturuan mijëra euro për shkak të erës së fortë.

Autoritetet njoftuan menjëherë forcat e sigurisë, që janë pjesë e ushtrisë.

Shqiptari u arrestua dhe dyshohet për pastrim parash.

Sipas rregullores, udhëtarët duhet të raportojnë nëse kanë mbi 10 mijë euro të gatshme.

Portali holandez BN ka ironizuar shqiptarin: Mund të kishe investuar një pjesë të parave për të blerë një valixhe të mirë, ti e di si trajtohen bagazhet e forta ndonjëherë nga stafi i aeroportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco