Tërmeti çau tokën në Jubë, banorët: Në 26 nëntor shpërtheu ujë e gaz

Tërmeti çau tokën në Jubë, banorët: Në 26 nëntor shpërtheu ujë e gaz

08:41, 13/12/2019
A+ Aa A-

Fshati Jubë në Durrës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar banesat, por po ashtu ka shkaktuar edhe çarje të mëdha të tokës.

Grupi i xhirimit të Ora News së bashku me Dritanin, një banor i këtij fshati udhëtuan drejt zonës më problematike.

Me një terren të vështirë me  baltë dhe rreth 60 minuta në këmbë në grykëderdhjen e lumit Erzen sheh tokën që është e çarë gati një metër gjerësi.

Dritani thotë se para 26 nëntorit ky segment ka qenë i kalueshëm, ndërsa sot është një rrezik.

"Ka qenë shumë e hapur, është mbyllur me levë nga ne. Atje ka gjatësi prej 100 metra e hapur komplet. Nuk ka qenë e çarë. Është bërë ditën e tërmetit, nuk ka ndodh ndonjëherë".

Një tjetër banor i këtij fshati teksa na tregon për fuqinë e tërmetit shprehet se atë natë doli ujë me presion nga toka.

"Nuk dinim se çfarë është, pastaj shpërtheu atje te shkallët përpara. Thashë po na shpërthe brenda në shtëpi."

"Na tmerroi për momentin, thanë se ka dalë edhe si flakë."

"Ujë dhe gaz."

Fenomeni i pazakontë ka lënë të habitur të gjithë banorët.

"Jam 60 vjeç dhe këtë nuk e kam parë ndonjëherë. Ka qenë frikë e jashtëzakonshme."

Ashtu si dhe në Kanalin e Kuçedrës, edhe në këtë zonë, pranë shtëpive janë krijuar gropa përmes të cilave ka dalë ujë edhe gaz.

"Në momentin që ka rënë tërmeti këtu ka dalë uji i zi."

Banorët e këtij fshati kërkojnë ekspertët që të vlerësojnë zonën nëse është ose jo e pabanueshme. /Ora news/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco