A ka zona të tjera që rrezikohen nga tërmeti? Ja çfarë thotë sizmiologu i njohur grek

A ka zona të tjera që rrezikohen nga tërmeti? Ja çfarë thotë sizmiologu i njohur grek

21:54, 12/12/2019
A+ Aa A-

Vendi po i kthehet dita ditës normalitetit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Por lëkundjet e tokës vijojnë në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të rajonit, e për pasojë mjaft qytetarë janë të frikësuar nga mundësia e ndonjë goditje tjetër të fortë.

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekas thotë se pasgoditjet e shumta janë një tregues pozitiv, pasi shmangin një tjetër tërmet të fortë.

Ai thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbëjnë arsye për shqetësim, ai shprehet se është normale që të ketë periudha me veprimtari të lartë sizmike dhe me vone me veprimtari më të ulët.

“Kjo nuk është diçka e çuditshme. Hulumtuam në këtë drejtim, mirëpo nuk nxorrëm dot asnjë konkluzion. Është edhe ky një fenomen natyror që ndjek rregullat e veta. Mirëpo nuk rezulton asgjë që të themi se Ballkani dhe Italia apo Mesdheu Lindor ndodhen në një situatë të rrezikshme. Këtë nuk mund ta themi”.

Sizmologu Lekkas ishte në Shqipëri që në momentin e parë të tërmetit të 26 nëntorit. Ai thotë se tashmë aktiviteti sizmik po zhvillohet normalisht dhe sipas tij kjo është diçka e mirë.

“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse shtensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona.

Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur. Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”.

Por a ka zona te tjera në Shqipëri që rrezikohen nga një tërmet i fuqishëm?

 

“Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”.

Sizmologu Eftimis Lekkas këtë fundjavë vjen sërish në Shqipëri, në krye të një ekipi me 20 inxhinierë grekë. Misioni do të jetë të shqyrtojë shkaqet e shembjes së godinave dhe paraqitja e konkluzioneve qeverise shqiptare./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco