Detajet/ Gjendet i pajetë trupi i 32 vjeçarit të zhdukur

Detajet/ Gjendet i pajetë trupi i 32 vjeçarit të zhdukur

20:09, 12/12/2019
A+ Aa A-

Trupi i një personi që ishte shpallur i zhdukur tri ditë më parë është gjendur ditën e sotme i pajetë.

SH. B nga Ferizaj u gjet në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapole në Komunën e Lipjanit.

‘Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive, hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B. (m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj.

Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco