Rreth 200 apartamente të dëmtuara/ Banorët riparojnë vetë dëmet: Asnjë ekspert nuk ka ardhur

Rreth 200 apartamente të dëmtuara/ Banorët riparojnë vetë dëmet: Asnjë ekspert nuk ka ardhur

16:57, 12/12/2019
A+ Aa A-

Rreth 200 apartamente në zonën e "Freskut" në Tiranë u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët kanë frikë të qëndrojnë brenda apartamenteve të tyre.

Ata tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti te ky bllok pallatesh në zonën e njohur ndryshe si “Thesari”…

"Kemi frikë të kalojmë me fëmijët andej se bien copat e suvasë”, shprehen banorët për mikrofonin e Abc News.

Sipas tyre, asnjë ekspert nuk ka ardhur për të bërë konstatimet në terren, ndaj dhe banorët ndjehen të harruar dhe shtëpitë e tyre po i riparojne vetë.

Pallati u ndërtua pesë vite më parë, tregojnë banorët, por tani eshte pothuajse jashtë funksionit.

“Para pesë vitesh e kemi blerë këtë hyrje, ka qenë pallat i ri, me u prish pallati i ri është e papranueshme”, shprehet ajo.

“Derisa shteti të na sigurojë që nuk ka rrezikshmëri, ne nuk e dimë”, thotë Prel Vata, banor i pallatit.

Një tjetër hyrje është dëmtuar. Lubjana Hoxha na fton për ta parë nga afër dhe se si është dëmtuar banesa e saj.

“Ja shikojeni edhe vetë çfarë kanë bërë, kjo është thjeshtë një dërrasë”, thotë ajo.

Vetëm 20 familje janë rikthyer aktualisht në bllokun e pallateve të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vijojnë të qendrojnë tek të njohurit e tyre, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga eskpertët e ndertimit.

Kronika e Abc News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco