Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndryshoi vendimet/ Prangoset ish-sekretarja e Gjykatës. Ja emri

Ndryshoi vendimet/ Prangoset ish-sekretarja e Gjykatës. Ja emri

14:50, 12/12/2019
A+ Aa A-

Ish-sekretarja e Gjykatës Administrative në Vlorë, Edlira Shehu është vënë në pranga.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ndalimi i saj është bërë sot në Tiranë.

Policia nga hetimet e kryera ka dalë në përfundimin se, gjatë periudhës kohore dhjetor 2018 - nëntor 2019, Shehu ka qenë në marrëdhënie pune dhe dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Njoftimi i Policisë së Vlorës

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 - nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Zhdukja ose humbja e fashikullit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco