‘Daja’ dhe djali i Prudentinos/ Ja emrat e 20 të arrestuarve për drogë dhe armë

‘Daja’ dhe djali i Prudentinos/ Ja emrat e 20 të arrestuarve për drogë dhe armë

12:34, 12/12/2019
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje nga operacioni i sotëm në Bari, ku policia italiane ka shkatërruar një rrjet të madh trafikantësh, që merrnin nga Shqipëria drogë dhe armë.

Guardia Di Financa dhe policia e Barit kanë treguar se mes 20 të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë.

Sipas gazetës ‘La Repubblica’, mes 20 personave të arrestuar, edhe një shqiptar, Kristo Janku, i cili njihej edhe me nofkën ‘Daja’, Ilirian Gjonxha dhe Harrilla Helmi, si dhe Antonio Prudentino, djali i kreut të një prej klaneve kriminale në Brindisi.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pasuri me vlerë 1 milionë euro, 10 pistoleta dhe dy kallashnikovë.

Sipas Guardia di Finanza, grupi kriminal që vepronte në Bari dhe Brindisi, ishte armatosur për të rritur dominimin e vet në një zonë që nuk ka një hierarki të qartë të organizatave kriminale, edhe pse njihet si territor i ‘Sacra Corona Unita’.

Policia  gjithashtu ka sekuestruar edhe 8 gomone që përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike. Arrestimet e sotme përfaqësojnë epilogun e një hetimi të gjatë dhe kompleks të kryer nga dhjetori 2015 deri në shkurt 2017.

Në burg:

Dhimitraq Kristo Janku

Ilirjan Gonxha

Harrilla Helmi

Giuseppe Vispo (alias U' Leng)

Piero Volpe

Michele Volpe

Alessandro Volpe (alias Fafuec)

Francesco Strisciuglio (alias Piripiçhio)

Francesco Tisti (alias Ciçillo)

Lorenzo Pezzolla (alias Enzuçio)

Antonio Antelmi

Antonio Prudentino

Në arrest shtëpie:

Simone Bressani

Vito Modesto Colella

Vincenzo Lobuono

Giuseppe Ruggiero

Raffaele Grosso

Obbligo di dimora:

Cosimo Ciampi (alias Mimmo)

Alessio Ventrella

Giacomo Palmisano

Sebastiano Acquaviva

Domenico Remini (alias Pondin)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco