Shqiptarit i hapet valixhja në aeroport, fluturojnë mijëra euro

Shqiptarit i hapet valixhja në aeroport, fluturojnë mijëra euro

10:48, 12/12/2019
A+ Aa A-

Një rast i çuditshëm u shënua në një prej aeroporteve më të mëdhenj në Europë, në Schiphol të Holandës. 

Një shqiptar u arrestua pasi u kap me një valixhe me mbi 50 mijë euro, raporton televizioni WNL.

Shqiptari 30-vjeçar akuzohet për pastrim parash. Ai kishte fluturuar nga Spanja drejt Holandës.

Por shqiptari ra në sytë e policisë, e cila mbeti e habitur nga një incident.

Valixhja e tij u hap gjatë trajtimit të bagazheve. Pas hapjes së valixheve, shumë prej kartmonedhave fluturuan. Paratë nuk kishin gjurmes, tha policia. Se sa është shuma që fluturoi në ajër, kjo nuk dihet.

Shqiptari është arrestuar në aeroport. Ai nuk kishte asnjë shpjegim për paratë.

Udhëtarët duhet të tregojnë paraprakisht nëse kanë mbi 10 mijë euro kur hipin në avion.

Hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco