Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

 EMRI/ Qëlloi me plumb në kokë shqiptarin, zbardhet dëshmia e ...

EMRI/ Qëlloi me plumb në kokë shqiptarin, zbardhet dëshmia e ...

10:16, 12/12/2019
A+ Aa A-

‘Nuk doja ta qëlloja, por doja vetëm ta frikësoja’.

Kështu është shprehur Julian Maloku, shqiptari 37 vjeç i arrestuar dy ditë më parë në Frosinone, Itali, pasi qëlloi me një plumb në kokë një tjetër shqiptar, 27 vjeç.

Përpara gjykatësit, Maloku ka treguar se mes tij dhe shqiptarit tjetër ka pasur një debat të ashpër, pasi 27-vjeçari kërkonte ti zinte zonat ku ai kishte disa vajza që i shfrytëzonte si prostituta.

Mes 37 dhe 27-vjeçarit kishte pasur një debat të dhunshëm, duke përfunduar në përdorimin e armëve. Julian Maloku ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar në kokë të riun tjetër shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e ‘Umberto I’ në Romë, pasi ka marrë një plumb në ballë.

Shqiptari Julian Maloku akuzohet për ‘tentativë vrasje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco