SPAK 'mbyll' Krimet e Rënda/ Nesër caktohen detyrat e reja të prokurorëve të 'dosjeve të nxehta'

SPAK 'mbyll' Krimet e Rënda/ Nesër caktohen detyrat e reja të prokurorëve të 'dosjeve të nxehta'

16:37, 11/12/2019
A+ Aa A-

SPAK pritet të fillojë nga puna në 19 dhjetor, ndërsa do të zgjidhet shumë shpejt edhe kreu i këtij institucioni tepër të rendësishëm të Reformës në Drejtësi.

Por me ngritjen e SPAK pritet të shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton Abc News.

Nisur nga situata e re e krijuar, Këshillit të Lartë të Prokurorisë i duhet që të bëjë emërimet e reja për prokuorët e kësaj prokurorie tepër të rendësishme.

Kjo do të bëhet pikërisht në mbledhjen e nesërme të KLP, e cila do të përcaktojë detyrën e re të prokurorëve të rendësishëm që deri tani kanë patur në duar dosje shumë të rëndësishme.

Prokurorët që pritet të transferohen me vendim të KLP:

Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Besim Hajdarmataj,
Artan Bajrami,
Eugen Beçi,
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco