Atentati ndaj prokurorit Ndoj, analiza e ADN-së fundos Redjan Rrajën

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, analiza e ADN-së fundos Redjan Rrajën

14:20, 11/12/2019
A+ Aa A-

Prokuroria siguron prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji. Refuar burimeve të besueshme nga organi i akuzës, gazetarja Klodiana Lala tha për Balkanëeb se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën. Të njëjtat burime thotë se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco