Dorëhiqet kryegjyqtarja e Apelit në Shkodër/ KLGJ nuk ja miraton

Dorëhiqet kryegjyqtarja e Apelit në Shkodër/ KLGJ nuk ja miraton

11:42, 11/12/2019
A+ Aa A-

Gjyqtarja e apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëhqjen nga ky post.

Dorëhqja ka disa ditë që është paraqitur në gjykaten e apelit në Shkoder dhe Këshillin e Lartë Gjyqsor por KLGJ nuk e ka pranuar ende doreheqjen e gjyqtares Rraboshta.

Këto ditë disa gjyqe që kanë patur per t'u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta jane shtyrë për shkak të dorëheqjes se saj. Ky eshte emri i katert që largohet nga gjykata e apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kaloje Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj. Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingut kryetari aktual i gjykates se apelit ne Shkoder Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zevendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar te larguar gjykata e apelit në Shkodër mbetet me mangesi të medha dhe shumë procese gjyqesore që janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çeshtjeve që mbërrojnë kryesisht nga gjykatat e shkallës së parë të veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco