VIDEO/ Gjykatës së Lezhës i vihet shiriti i kuq

VIDEO/ Gjykatës së Lezhës i vihet shiriti i kuq

11:27, 11/12/2019
A+ Aa A-

Edhe Gjykata e Lezhës ka dalë jashtë funksionit, pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Janë dy akte të ekspertizës të cilët e kanë nxjerrë jashtë funksionit godinën e Gjykatës së Lezhës.

E kontaktuar nga SYRI.net kryetarja e gjykatës, Ornela Naqellari është shprehur se objekti ka dëmtime të rënda në strukturë dhe kolona.

Për këtë arsye të gjitha aktivitetet janë bllokuar.

Në një njoftim të vendosur në derën e gjykatës thuhet se për çështjet urgjente, si masat e sigurisë, apo aktivitete të tjera, do të shqyrtohen në godinën e Prokurorisë së Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco