Ndalohen nga Policia në Elbasan, dy vëllezërve iu zbulohet veprimtaria kriminale, pas kontrollit fizik …

Ndalohen nga Policia në Elbasan, dy vëllezërve iu zbulohet veprimtaria kriminale, pas kontrollit fizik …

10:27, 11/12/2019
A+ Aa A-

Shpërndanin në doza të vogla droga të forta, vihen në pranga nga Policia dy vëllezërit. Sekuestrohen lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, 4 aparat celular dhe 1 automjet.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco