Procedohet topografi i Bashkisë, dyshimet që bien mbi të

Procedohet topografi i Bashkisë, dyshimet që bien mbi të

09:50, 11/12/2019
A+ Aa A-

Eshtë proceduar në gjendje të lirë një topograf nga Belshi dhe një banor i zonës për falsifikim të dokumentave të një prone.

Ja njoftimi i policisë

Belsh

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A. D., 26 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, me detyrë topograf, për veprat penale "Shpërdorim detyre", dhe "Falsifikim i dokumenteve".

A. D., 60 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve".

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi A. D., me detyrë topograf pranë Bashkisë Belsh, ka falsifikuar dokumentet e një prone të shtetasit A. D.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco