Policia: Të dehurit po shkaktojnë aksidente në masë

Policia: Të dehurit po shkaktojnë aksidente në masë

09:29, 11/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se janë shtuar rastet e shoferëve të dehur që shkaktojnë aksidente të rënda. Së fundmi, pas kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 2 persona për drejtim mjeti të dehur dhe 2 të tjerë, që shkaktuan aksidente prej alkolit që kishin pirë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Fiat Punto" në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.

S. I., 48 vjeç, banues në Qerret. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip "Audi" në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.

M. H., 48 vjeç, banues në Shijak. Në lagjen Nr. 13 duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" është përplasur me mjetin e parkuar tip "Volvo". Pas testit të alkoolit me aparat drage rezultoi se shtetasi M. H. kishte konsumuar alkool në masën 0.58 mg/l.

G. D., banues në Karpen. Në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip "Fiat Seicento", ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco