Elvis Naçi tregon shifrën: Sa milionë euro janë mbledhur për tërmetin

Elvis Naçi tregon shifrën: Sa milionë euro janë mbledhur për tërmetin

08:45, 11/12/2019
A+ Aa A-

Imami Elvis Naçi, i cili është dhe drejtuesi i fondacionit Firdeus tregoi në emisionin Opinion, se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Ai tha se deri në fund kjo shifër do të arrijë deri në 10 milionë euro.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nga Zvicra janë ata që kanë kontribuuar më shumë.

Elvis Naçi: Ne e kemi filluar maratonën ditën e enjte, ditën e premte kanë qenë 1 milionë franga vetëm në llogarinë zvicerane. Sot janë 4 milionë franga në Zvicër dhe 1 milionë euro në bankën Crendins. Vendi që mban rekord është Zvicra, 80 përqind janë shqiptarë të Kosovës.

Ne kemi bërë maratonë edhe në Kosovë, edhe tv shqiptare. Ne i nxorëm emrat e atyre që donin, pavarësisht atyre që nuk donin. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë arkëtuar. Ai që ka pas donacionin ka qenë një shqiptar i Zvicrës, 100 mijë franga në fillim dhe 200 mijë franga ditën e nesërme. Ka pasur shumë shoqata, xhami dhe kisha po ashtu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rame vucic bergovic cubrollovici 11/12/2019 09:17

I nderuar Zoteri qe ke cnderuar viktimat, shqiptaret jane fisnike sidomos ata te diaspores. Per fat te keq ende nuk te kane kuptuar ty. A jeni juve me te vertete nje shqiptare MUSIMAN I vertete qe ke ne thelb te misionit per te ndihmuar to vobekerit apo jeni pale me rracen me te pshtire te ketij kombi ( me Ramen, komunistat Dhe baballaret e tyre) qe u bene pale me serbet Dhe kane masakruar kosoven. Po te bej me dije Zoteri, qe ne shtetin qe jetoj une, nga pozicioni qe kam shume kontakt me shqiptaret-jane te pezmatuar me daljen Dhe mbeshtetjen qe I ke bere rames. Ne shpresojme qe Ti te reflektosh, te qartesosh pozicionin tuaj, se do te perbuzesh nga gjaku Dhe mundi I bijeve te shqipes qe ndihmojne shqiptaret Dhe jo nje qeveri drogaxhiinjsh, bedelesh Dhe tutore prostitutash. Une e di qe jeni imam Dhe jo dirigjent i mejhaneve te edver peder droges.

Shto koment

Denonco