Skënderaj, fëmija rrëmben autobusin dhe futet me shpejtësi në mes të turmës

Skënderaj, fëmija rrëmben autobusin dhe futet me shpejtësi në mes të turmës

08:32, 11/12/2019
A+ Aa A-

Një incident që ka mundur të përfundojë tragjikisht ka ndodhur dje në Skenderaj. Një i mitur ka ndezur një autobus të një kompanie transporti "Bajriqi", të cilin e ka drejtuar për disa metra. Ngjarja ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Skenderaj. Lidhur me rastin, Kallxo.com.com ka kontaktuar me kompaninë.

Diamant Bajriqi i kësaj kompanie e konfirmoi rastin. Ai tha se një fëmijë e ka ndezur autobusin, e ka futur me shpejtësi dhe ka ecur disa metra. Me këtë veprim sipas Bajriqit, i mituri ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet në qarkullim.

“Autobusi ka qenë i mbyllur, nuk ka qëlluar askush aty, çelësat kanë qenë të hequr. Ai kur ka udhëtuar zakonisht me autobus, ka parë lëvizjet e shoferit. Në kohën kur ka hipur ai, autobusi ka qenë në parking”, deklaron Bajriqi.

“Ai e ka shfrytëzuar rastin kur askush nga kompania nuk ka qenë aty. Kanë qëlluar vetëm qytetarë të rastit dhe punëtori i Stacionit, të cilët kanë ndërhyrë për të ndalur autobusin. Ai e ka hequr të miturin nga karriga e shoferit dhe e ka ndaluar autobusin”, shtoi Diamant Bajriqi.

“Për fat të mirë nuk ka pasur nxënës, kanë qëlluar veç njerëzit në lëvizje. Nuk ka pasur të lënduar, përveç një makine që ka qenë te rruga është gërvishur”, shtoi ai për Kallxo.com

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se ëështjai është hapur vetëm si aksident me dëme material. Kallxo.com ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco