Shqiptari i akuzuar për vrasjen e gruas: Ajo është gjallë

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e gruas: Ajo është gjallë

18:59, 10/12/2019
A+ Aa A-

Ky është një nga gjyqet më të komentuara në Britani. Një shqiptar ka dalë përpara gjykatës, i akuzuar se ka vrarë gruan e tij. Por përpara gjykatës, Fatos Xheta tha se e shoqja është gjallë.

46-vjeçari mohon akuzën për vrasjen e të shoqes, Safie, 35 vjeç. Xheta akuzohet se i nguli një thikë në qafë teksa ajo po flinte gjumë.

Prokuroria thotë se krimi është nxitur nga xhelozi seksuale.

Gjatë seancës, Xheta foli me ndihmën e një përkthyesi shqiptar. Ai ‘pretendoi’ se nuk i mbante mend detajet e ngjarjes së rëndë.

I pyetur nëse e dinte se e shoqja kishte plagë fatale, ai tha: “Jo, nuk di gjë”. Ai gjithashtu mohoi që kishte shkruar një letër sipas të cilës “tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”.

I pyetur nëse e mban mend të shoqen, ai tha: “Po, ajo është gjallë, por ata thonë se ka vdekur”.

Atij iu tregua një imazh i shtëpisë, por ai tha se nuk e mbante mend. “Po, është një shtëpi, nuk e mbaj mend ku jetoja”.

“Nuk e kam vrarë atë, nuk kam vrarë askënd, nuk kam pasur kurrë telashe”.

Gjyqi vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco