Vrasja në Kavajë midis dy ish-të dënuarve, familja e viktimës: Ismaili ishte bërë besimtar

Vrasja në Kavajë midis dy ish-të dënuarve, familja e viktimës: Ismaili ishte bërë besimtar

12:22, 10/12/2019
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar u qëllua për vdekje në Kavajë me çifte nga pronari i lokalit, në një kohë kur dyshohet se të dyja palët kishin pirë alkool për disa orë, në lagjen nr. 2.

Marjus Ismaili, 29- vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së hënës në Kavajë, pas një konflikti banal, ishte një emër i njohur për drejtësinë. 7 vjetë më parë ai ishte arrestuar për  “Vrasje të mbetur në tentativë” ; në 29 korrik 2012, viktima Ismaili bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive.

Por, mësohet edhe autori i vrasjes së tij,  60-vjeçari Xhevdet Leçini, po ashtu është akuzuar për plagosje në rininë e tij, para viteve ’90, për të cilën ai pati thënë se e kishte kryer për vetëmbrojtje.

Gati 30 vjet më vonë, Leçini qëlloi dhe vrau, vrau 29-vjeçarin Marjus Ismaili duke thënë, sipas disa burimeve,  se nuk e mbante mend se si kishte ndodhur vrasja, sepse kishin qënë të dy të dehur.

Mirëpo, të afërmit e viktimës i kanë hedhur poshtë pretendimet e pronarit të lokalit, duke deklaruar se Marjus Ismaili ishte besimtar mysliman, frekuentonte vazhdimisht xhaminë dhe se sipas tyre, ai pinte pije alkoolike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco