Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Vazhdojnë aksidentet fatale, humb jetën 5-vjeçari

Vazhdojnë aksidentet fatale, humb jetën 5-vjeçari

09:22, 10/12/2019
A+ Aa A-

Në Shqipëri vazhdojnë aksidentet fatale. Brenda pak orësh janë shënuar të paktën 5 viktima. I fundit ishte një fëmijë 5 vjeç nga Peqini.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeç, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç,  banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri  i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco