Sot afati i fundit për kreun e SPAK, 3 kandidatë në garë

Sot afati i fundit për kreun e SPAK, 3 kandidatë në garë

08:02, 10/12/2019
A+ Aa A-

Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Burimet  bëjnë me dije se nga 8 anëtarët e emëruar mësohet se interes për kreun e SPAK do të paraqesin tre prokurorë si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili, të tre që i kanë kaluar pa problem të dyja shkallët e vettingut.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco