Hetime për vrasje/ Prokuroria hap dosjen e pallateve në Thumanë, Durrës dhe te Kavalishenca

Hetime për vrasje/ Prokuroria hap dosjen e pallateve në Thumanë, Durrës dhe te Kavalishenca

21:16, 09/12/2019
A+ Aa A-

Tre prokurori në Tiranë, Durrës dhe Krujë ka nisur hetimin për pallatet e shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana është një nga zonat më te prekura, ku humbën jetën 24 persona.

Mediet kanë publikuar tashmë informacione për një tragjedi të paralajmëruar, teksa mësohet se edhe prokuroria tashmë ka hapur dosjet.

Burimet bëjnë me dije se hetimi do të ndahet në tre çështje, për shtëpitë që janë rrënuar krejtësisht në Thumanë dhe masat që janë marrë pas tërmeteve.

Do të hetohet për dëmet e institucioneve shtetërore, por edhe pallatet e dëmtuara

Për këtë çështje janë marrë në pyetje inxhinierë, zyrtarë por po ashtu janë mbledhur dosjet e plota.

Rasti i Thumanës është ndër më të rëndët. Akuza mësohet se ka pyetur edhe banorët për të marrë informacione mbi inspektimet e bëra në tërmetin e korrikut 2018 dhe të 21 shtatorit 2019.

Madje një nga pikat është nëse ka pasur akt-konstatimi apo u është deklaruar se pallatet janë të pabanueshme

Edhe në Durrës tashmë ka nisur i njëjti proces.

Edhe në këtë rast përqendrimi i punës është në 6 objektet e shembura si pasojë e të cilave humbën jetën 24 persona.

Ndër pikat e hetimit është edhe kavaleshenca për të cilën ka pasur akuza se më parë ishte shpallur e pabanueshme.

Hetimet janë përqendruar dhe për katet shtesë në objektet e shembura apo projektet e realizuara.

Hetim më vete është ndërmarrë edhe për pallatet e vjetra, ku është ndërhyrë në strukturë e si pasojë kanë pësuar dëmtime.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje rreth 30 inxhinierë, por edhe banorë.

Nga ana tjetër në Tiranë janë 770 dosje të hapura të ndara në dy kategori të pallateve të para vitit 1990 dhe pas këtij viti.

Hetuesit mësohet se janë ende në shqyrtimin e dokumentacionit dhe verifikimit në terren për të vijuar më pas me marrjen në pyetje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

u dinte10/12/2019 00:13

Le te jete nje mesim per ne, pasi cdo ndertim duhet te ndertohet antisizmi. ME KETE RAST LE TE SHEMBEN TE GJITH NDERTESAT E VJETRA QE JAN BERE GJATE SISTEMIT TE KALUAR, SE SDO NA JEPET ME KY SHANS. TI BEJME TE REJA

Tani dr 09/12/2019 21:58

Prokuroria duhet te perqendrohet te treshja..Arkitekt..Inxh zbatues..Investitor. dhe ne kete treshe besoj se kuptohet qarte se cili prej tyre edhte i interesuar te kurseje deri ne makuteri dhe si pasoje deri ne vrasje.

Shqiptari09/12/2019 21:30

Keshtu ndodh me te pangopurit dhe te korruptuarit dhe hajdutet. Fryhet e fryhet, fryhet e fryhet derisa shperthen si vullkani. Por fatkeqesisht viktimat nuk ishin ata qe duhej te ishin, te pagopurit dhe te korruptuarit, por banoret e shkrete, populli i mjere, taksapaguesit dhe fukarenjte!

Shqiptari09/12/2019 21:27

Te gjitha pallatet, ndertesat dhe shkollat qe kane ndertuar firmat e ndertimit privatisht apo nepermjet tenderave shteterore apo bashkiake sipas vleresimeve inxhinerike dhe hetimeve te prokurorise, pervec ndeshkimit te abuzuesve, te riparohen apo te rindertohen nga e para nga vete firmat e ndertimit. Kjo eshte drejtesia e vertete! Nuk ka pse te harxhohen parate tona per te mbrojtur, mbuluar apo kompensuar korrupsionin dhe hajduterine. Perndryshe eshte kompromentim dhe korrupsion me i poshter se i pari!

Shto koment

Denonco