‘Priten lëkundje, motori i tërmetit në Itali, si ai në Shqipëri'

‘Priten lëkundje, motori i tërmetit në Itali, si ai në Shqipëri'

20:24, 09/12/2019
A+ Aa A-

Italia u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.5, që goditi në zonën e Mugellos mbrëmjen e shkuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Shkollat u mbyllën dhe trenat ndaluan lëvizjen. Tërmeti erdhi pas disa paralëkundjeve. Kjo ka bërë që qytetarët të pyesin nëse priten të tjera tërmete.

Romano Camassi, një studiues i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tha për faqen Fanpage se lëvizjet do të vazhdojnë për ditë të tëra.

“Do kemi një sekuencë që vazhdon për ditë, në mos javë dhe që do të prodhojë dhjetëra ose qindra tërmete”, tha ai.

Sipas tij, motori i këtij tërmeti është i njejtë më atë që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor.

“Nga i njëjti motor ka marrë origjinë edhe tërmeti që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor, duke shkaktuar shkatërrim dhe vdekjen e 51 personave. Shqipëria gjithashtu ndodhet në skajin lindor të pllakës së Adriatikut dhe për këtë arsye, ai tërmet i përket të njëjtave proceseve gjeologjike që gjenerojnë tërmetet e Apenineve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco