Vrau vajzën e tij, mediat zbulojnë të shkuarën e shqiptarit

Vrau vajzën e tij, mediat zbulojnë të shkuarën e shqiptarit

12:57, 09/12/2019
A+ Aa A-

Në korrik të këtij viti, një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm Australinë. Një shqiptar, i quajtur Petrit Lekaj, u arrestua pasi dyshohej se vrau vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare.

Viktima u gjet pa jetë në makinën e familjes, pranë banesës së tyre në Kidman Park. Kurse babai 49-vjeçar u gjet pranë makinës, me plagë të rënda në bark

Fillimisht u tha se babai e vrau vajzën pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.

Lekaj e ka pranuar fajin, por mësohet se do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik.

Ngjarja shkaktoi tronditje për shkak se bëhej fjalë për një familje të nderuar në komunitet. Megjithatë gazetat australiane shkruajnë se Lekaj kishte një histori kriminale.

Sipas ‘Adelaide Now’, ai i ishte burgosur për trafik heroine dy dekada më parë. Po ashtu, Lekaj kishte një seri dënimesh për krime droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco