'Vrasje e qëllimshme e kryer në bashkëpunim'/ Greqia nis hetimet për Kostandin Kacifas

'Vrasje e qëllimshme e kryer në bashkëpunim'/ Greqia nis hetimet për Kostandin Kacifas

21:08, 08/12/2019
A+ Aa A-

Vrasja e ekstremistit minoritar Kostandin Kacifas në 28 tetor të vitit kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës po hetohet edhe nga autoritetet greke.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se prokuroria publike greke do të kërkojë informacion dhe të dhëna nga drejtësia shqiptare mbi detajet e operacionit pasi në gjykimin e saj ende nuk është vërtetuar se Kacifas është vrarë nga Forcat Speciale shqiptare.

Hetimi është hapur për akuzën "vrasje e qëllimshme, e kryer në bashkëpunim", ndërsa do të thirren ekspertët grekë të mjekësisë ligjore.

Mediat greke duke ju referuar prokurorisë shkruajnë se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të familjes Kacifas mbi rrethanat e vdekjes së 35-vjeçarit.

Prokurori Konstantinos Simitzoglou e ka nisur punën me marrjen e dëshmive nga familjarët e minoritetit grek dhe mjekut ligjor. Ai do të kërkojë nga autoritetet shqiptare detaje të policëve të përfshirë në operacion.

Më herët nëna e Kacifas duke folur për mediat ka greke ka deklaruar se kërkon arsyet e vrasjes së të birit.

"Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Fajtorët duhet të dalin në dritë. Ai ishte një fëmijë i qartë dhe i mirë”, është shprehur ajo.

Ndërsa e motra e 35-vjeçarit, Ermioni Kacifa akuzon drejtësinë shqiptare për vonesa të qëllimshme nga drejtësia shqiptare dhe se familja po priste përgjigje se kush e vrau vëllanë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alf09/12/2019 08:57

Te q.motren i kacifas (ty dhe shqiptareve qe kan frik grekun te komentojne)

Arber09/12/2019 00:54

PO cfare te hetosh per Kacifen? Vesh uniforme ushtarake me flamur Grek, merr kallashin ne krah biles edhe qellon me te, ze edhe pozicion per luftim maje kodres kunder forcave te rendit, dhe kerkon "te cliroje Vorio Epirin". Ky eshte akt i paster agresioni e terrorizmi ne token e nje shteti sovran. Cfare tjeter ti japesh Kacifes vec plumbin? Apo te prisnim deri sa te vriste njerez Kacifa?

Ridhjeresi08/12/2019 21:42

Ju shkerdhefte turku prifterinjte!

Shto koment

Denonco