65 familje boshatisin pallatin në Tiranë

65 familje boshatisin pallatin në Tiranë

19:51, 08/12/2019
A+ Aa A-

Familjet e një pallati të shpallur të pabanueshëm në Kombinat kanë braktisur apartamentet e tyre pas fjalës së ekspertëve.

Mirëpo, ata theksojnë se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim pas dëmeve nga tërmeti, të cilët ankohen në lidhje me këtë çështje.

Aty banonin plot 65 familje, por ky pallat 5-katësh ka një histori të vjetër në lidhje me dëmet nga tërmeti.

‘Balkan Web’ shkruan se dëmet në këtë pallat në Kombinat janë pas tërmetit që lëkundi vendin në vitin 1988.

Dëmet më të mëdha janë në katin e dytë, të tretë dhe të katërt të ndërtesës 5 katëshe, si dhe në kafazet e shkallëve që kanë pësuar të çara të dukshme me sy të lirë.

Ndërtesa në formë L-je ka 4 hyrje dhe numëron 65 apartamente. Objekti ka përballuar tre tërmete tepër të fortë të vitit 1988, shtator 2019 dhe i fundit më shkatërrimtari i 26 nëntorit.

Paralelisht me dëmet e dy tërmeteve të fundit objekti mbi 40 vjeçar ruan ende të freskëta gjurmët e tërmetit të vitit 1988, i cili kujtohet edhe sot e kësaj dite nga banorët më të vjetër. Asokohe pallati i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm por shumë efikas, i cili duket se i ka shpëtuar jetën afër 200 banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco