Shqiptari gjendet i vdekur në burgun grek

Shqiptari gjendet i vdekur në burgun grek

15:47, 08/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi.

Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në burg.

Shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania. Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.

Po vazhdojnë hetimet për ngjarjen tragjike. /BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti08/12/2019 17:11

pse muk hetoni prokuroria grege per vrasje tortura dhe perdhunime ne burgje shqiptare

Shto koment

Denonco