Makina del nga rruga dhe ze poshtë shoferin/ Një i vdekur në Korçë-Kapshticë

Makina del nga rruga dhe ze poshtë shoferin/ Një i vdekur në Korçë-Kapshticë

16:53, 07/12/2019
A+ Aa A-

Një aksident automobistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Rrëmbec.

Si pasojë e tij, një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa dyshohet për një të vdekur.

Sipas Report TV, makina ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e banorëve viktima është Keli Bode rreth 40 vjeç, banor i fshatit Orman.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plot të shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco